Më parë Pas diskutimeve që nuk kanë zgjatur shumë, parlamenti katalanas i është drejtuar votimit të fshehtë, nga ku shumica votoi pro shpalljes së njëanshme të pavarësisë. 70 deputetë katalanas votuan pro shpalljes së pavarësisë dhe vetëm 10 prej tyre i thanë jo shkëputjes nga Madridi, ndërkohë që opozita e kishte bojkotuar seancën. Më herët, kryeministri spanjoll deklaroi se nuk kishte rrugë përveçse të shkarkojë Presidentin katalanas Carles Puigdemont, zëvendësin e tij dhe të gjithë ministrat rajonalë dhe të aktivizonte nenin e kushtetutës që vendos autoritetet të drejtpërdrejtë të Madridit mbi rajon.
Fjalimi i kreut të ekzekutivit u prit me duartrokitje në Senat, ku partia e tij popullore ka shumicën.