Pjesëtarë të grupit të hetimit, që janë pjesë e task forcës, shtojnë se ka bindje që zyrtarë të administratës kanë konsumuar këto dy vepra penale jo vetëm në përfundim të këqyrjes së raportit të dorëzuar nga Mandia, por edhe të disa përgjigjeve të depozituara me kërkesë të prokurorisë nga Drejtoria e Përgjithshme Tatimeve.
Ndërsa ish-zëvendës kryeministrja Mandia, kryesuesja e taks forcës ministrore, denoncoi në prokurori se gjatë fushatës zgjedhore ishin kryer 3.600 lëvizje në administratën shtetërore, nëse shkresën që Top Channel diponon Drejtoria e Tatimeve i përgjigjet Prokurorisë së Tiranës duke konfirmuar këtë kallëzim.
Prokuroria thotë se nga data 25 maj 2017 deri në 22 qershor 2017 rezulton: “Sipas informacionit të ardhur nga Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve ka rezultuar se për periudhën e kërkuar, me anë të email-it janë punësuar rishtaz, apo larguar nga puna një numër prej 3.014 personash, duke rënë ndesh me nenin 88, pika 3 e Kodit Zgjedhor”.
Për këtë arsye, kryeprokurori i Tiranës Petrit Fusha dhe shefja e njësisë task forcë Deniona Katro u ka dërguar të gjitha drejtorive një shkresë me anë të së cilës kërkohet informacion i plotë për çdo person të larguar nga detyra dhe të emëruar gjatë muajit të fushatës zgjedhore.
Prokuroria kërkon gjithashtu dosjen personale të këtyre punonjësve dhe praktikën e ndjekur, ndërsa paralajmëron se drejtoritë duhet të përgjigjen brenda afatit të 10 ditëve, pasi çdo vonesë sjell zvarritje të hetimit. /Top Channel