Këtë fundjavë mund t’i drejtoheni plazheve pa hezituar se moti mund të prishë planet tuaja. Shërbimi Meteorologjik parashikon mot të nxehtë, ku temperaturat do të fillojnë të ngrihen që të shtunën me 1 -2 gradë Celcius, për të vijuar sërish me rritje ditën e dielë.
“Duke filluar nga dita e nesërme (e shtunë), vendi ynë do të fillojë të ndikohet nga qarkullimi i masave ajrore relativisht të qëndrueshme që do të sjellin në vendin tonë mot kryesisht të kthjellët, përgjatë vijës bregdetare. Nesër (e shtunë) do të ruhen zhvillimet e mesditës që do të jenë të përqëndruara në pjesën juglindore të vendit, ku në mesditë do të marrin zhvillim duke u shoqëruar me rreshje lokale shiu. Dita e dielë do të kemi mot kryesisht të kthjellët përgjatë vijës bregdetare dhe zhvillime vranësirash në juglindje dhe në verilindje të vendit. Duke filluar që sot (e premte) temperaturat janë deri në 34-35 gradë, nesër do të kemi një rritje prej një gradë”, thotë Blerta Sherollari, Shërbimi Meteorologjik Ushatrak.
Ndonëse termometri pritet të shënojë 36 deri në 37 gradë Celius, por kjo temperaturë parashikohet në hije pasi i nxehti mund të ndihet më shumë rrugëve edhe për shkak të nivelit të lartë të lageshtirës në ajër.
Ndërkohë në fillim të javës tjetër, të martë apo të mërkurë pritet të ketë paqëndrueshmëri të motit, e cila mund të shoqërohet me rreshje lokale.