Shqipëria ka mposhtur me lojë dhe rezultat Francën në miqësoren e zhvilluar në “Elbasan Arena”, këtë të shtunë.
Një perlë e Ergys Kaçes në minutë e 43-të vendosi fatin e ndeshjes, takim që në fakt u dominua dhe tregoi se ishte Shqipëria ekipi që donte dhe kërkonte më shumë këtë fitore.
Por përtej rezultati, ajo që rrit shpresat për pjesëmarrjen në Euro 2016 ishte paraqitja e skuadrës, e cila pati edhe disa raste të tjera për të shënuar golin e dytë. Edhe njëherë kjo ndeshje tregoi formën e jashtëzakonshme të djemve të De Biasit, por që merita shkon edhe për trajnerin italo-shqiptar.
Për t’u shënuar, fakti që ky ishte suksesi i parë në histori për Shqipërinë ndaj Francës, edhe pse një takim miqesor.