Profil/ Edi, Aleksis dhe Zoran

 

 

 

 

Ai lindi në Athinë, vetëm 3 ditë pas rrëzimit të diktaturës ushtarake dhe si për fat apo ironi Tsipras personifikon një njeri të protestës dhe revolucionit. Që në moshën 17-vjeçare ai ishte ekstremisht i përfshirë në aktivitete politike të organizatave të majta dhe rëndom gjendej në protesta masive në rrugët e kryeqytetit helen. Ai përshkruhet nga miqtë e tij si inteligjent, i qetë dhe intelektual, por plot pasion që edhe në një turmë të madhe njerëzish dallonte si i veçantë.

Ndonëse, studioi për inxhinieri ai është shumë i kultivuar politikisht dhe idealet e tij të majta janë të rrenjosura thellë në ndërgjegjen e tij. Si asnjë lider tjetër në kontinentin europian ai nuk ngurron të pranojë se idhulli i tij është Che Guevara. Me liberalizmin e tij, emigrantët në Greqi, mes tyre edhe shumë shqiptarë kanë mundësinë të marrin nënshtetësinë greke që u mohohej nga qeveritë e kaluara konservatore. Greqia ka pritur me mijëra emigrantë dhe refugjatë, ndonëse është në krizë si edhe ka kaluar ligje në mbrojtje të komunitetit LGBT, akte këto të paimagjinueshme deri pak vite më parë në një vend ku Kisha Ortodokse ka rol të madh në jetën publike.

Tsipras sipas çdo parametri është kryeministri “ndryshe” i Greqisë.

Zoran Zaev- është një njeri i cili ka provuar të jetë në rolin e biznesmenit, ekonomistit dhe politikanit. I lindur në Strumicë të Jugosllavisë së atëhershme, Zaev shumë shpejt u dallua në komunitet si një nxënës ekselent, veçanërisht në fushën e shkencave ekzakte. Ai studio në Shkup për ekonomi, ku u specializua për Politika Monetare dhe u nderua me honorar për rezultate të larta. Në këtë kohë ai zhvilloi dhe interesin  për politikën.

Një ditë përpara përfundimit të studimeve, Zaev vendosi të anëtarësohej në Partianë Social-Demokrate të Maqedonisë. Ndërkohë që ai fitonte jetesën duke qenë biznesmen vokacioni i tij brenda strukturave të partisë e përfshiu në listat e deputetëve të vitit 2003. Në parlament ai qëndroi deri në 2005, kohë kur vendosi të kandidonte për kryetar bashkie në vendlidnjen e tij të Strumicës ku fitoi plot 3 mandate.

Momenti kulmor në karrierën e tij erdhi kur ai u zgjodh kryetar i partisë në vitin 2013 dhe e filloi opozitën me një sulm frontal kundër Nicola Gruevskit, i cili ndodhej nën hijen e skandaleve që vinin nga përgjimet e bëra në qeverinë e tij, ku dukshëm ekspozohej korrupsioni dhe nacionalizmi anti-shqiptar.

Zaev ka ardhur në pushtet mes dhunës në parlament dhe rezistencës së presidentit maqedonas për të hapur një kapitull të ri për Maqedoninë si në arenën e brendshme, ashtu dhe në atë të jashtmen. Shkupi ndodhet më afër se kurrë zgjidhjes së çështjes së emrit me Greqinë si edhe ka bërë një hap galopant përpara për implementimin e Marrëveshjes së Ohrit duke njohur gjuhën shqipe si gjuhë zyrtare shtetërore. Në këtë aspekt, Zaev është i pari që nuk bën kompromise dhe nuk bie pre e retorikave populiste duke sakrifikuar integrimin euro-atlantik të Maqedonisë.

Edi Rama-Kryeministri shqiptar i cili ka studiuar për pikturë i njohur në vitet 90’ për anti-konformizmin e tij. Karrierën politike, por jo atë publike që kishte nisur shumë më herët, e filloi në vitin 1998 kur u emërua ministër kulture. Ai ishte në epiqendër të vëmendjes mediatike për shkak të ekstravagancës dhe veçantisë në veshje, komunikim dhe në politikat që ndërmerrte. Në vitin 2000 ai u bë kryebashkiaku i Tiranës, të cilit i atriubuohet transformimi i kryeqytetit shqiptar pas kaosit urbanistik të tranzicionit në vitet 90’. Ai u rrit politikisht mes gabimeve, por sidomos përmes pasionit te tij!

I gjatë shumë i gjatë, me të shkuar baskebollist në rininë e tij, me asnjë lidhje me komunizmin, djali që kishte aq shume talent sa doli mbi emrin e madh të babait skulptor edhe gjatë kohës së rinisë dhe padiskutim edhe sot. Nje politikan që bie në sy, të cilin kritiket e akuzojnë për narcizëm dhe xhelozi.

Drejton Shqiperinë në një super mandat, por për absurd aspak i qetë. Në postin e kryeministrit ka më shumë pervojë se Tsipras dhe Zaev. Tiranapost.al

Leave a Reply