Policia e Krujës, në kuadër të operacionit “Rinas 2015”, ka bërë të mundur asgjësimin e 7500 bimëve narkotike dhe arrestimin në flagrancë të 7 personave.
Nga një kontroll i ushtruar në vendin e quajtur Përroi i fshatit Qerrekë , u gjetën 6 parcela të mbjella me 7500 rrënjë kanabis sativa. Bimët u asgjësuan me anë të djegies. Shtetasit e vënë në pranga janë: Artan Varoshi, Muharrem Dervishi, Muhamet Vathi, G.C., Besim Vathi, Xhemal Tahiri dhe Redon Vathi.
Gjithashtu, policia sekuestroi në cilësinë e provës materiale edhe një kallashnikov, 30 fishekë dhe 5 telefona celularë.