Kryeministrat e Maqedonisë dhe Greqisë Zoran Zaev dhe Alexis Cipras do të takohen në Davos, Zvicër, në kuadër të kërkimit të një zgjidhjeje për kontestin rreth emrit.
Zëdhënësi i qeverisë greke tha se takimi do të realizohet më 25 janar në margjinat e Forumit Ekonomik Botëror në Davos. Kjo vjen pas raundit të fundit të bisedimeve të udhëhequr nga ndërmjetësi Metju Nimic më 17 janar në Nju Jork, i cili ofroi sugjerime për zgjidhjen e kontestit të emrit.