Mediat maqedonase raportojnë se me iniciativë të disa ambasadorëve të vendeve anëtare te BE-së, së shpejti në Shkup do të mbahet takimi ndërmjet liderëve të VMRO-DPMNE-së dhe LSDM-së, Nikolla Gruevski dhe Zoran Zaev.
Edhe ky takim do të duhet të mbahet nën patronazhin e BE-së dhe të ambasadës së Shteteve të Bashkuara.
Sipas mediave maqedonase, në këtë takim Zaev dhe Gruevski do të duhet të merren vesh se si do të rrjedhin bisedimet e mëtejme.
Pas dështimit në Bruksel dhe së një iniciative për një takim të ri, kjo është nisma e parë për kthimin e palëve në tryezën e bisedimeve.