Shorti i Ligës së Kampionëve/ Përballje titanësh në gjysmëfinale

Në Nion të Zvicrës është hedhur shorti i gjysmëfinaleve të Ligës së Kampionëve, ku fati ka rezervuar dy ndeshje mjaft të bukura, me Liverpulin që do të presë Romën dhe Bajernin që do të luajë përballë Real Madridit

Në garë për një vend në finalen e Kievit janë 4 skuadra nga 4 shtete të ndryshme. Anglia përfaqësohet me Liverpulin, Gjermania me Bajernin, Spanja me Realin dhe hirushja e këtij kompeticioni, Roma që do të përfaqësojë Italinë.

Ndeshjet e para do të luhen në datën 24 dhe 25 prill, ndërkohë që ndeshjet e kthimit do të luhen një javë më vonë. Finalja e madhe e Ligës së Kampionëve do të luhet më 26 Maj, në Kiev të Ukrainës.

 

Leave a Reply