Kryeministri, Zoran Zaev, i dënon akuzat e VMRO-DPMNE-së në lidhje me rastin “Monstra” dhe tha se opozita po luan ashpër dhe në mënyrë të pafytyrë. Ai përsëriti se të gjitha dëshmitë që i ka poseduar i ka dorëzuar, ndërkaq atë që e ka pasur ka qenë e mjaftueshme që hetimi të vazhdojë dhe rasti të zbardhet deri në fund.
“Nuk kam pasur qëllim as atëherë, dhe nuk kam qëllim as tani që ta luajë hetuesin. Nëse kam pasur di[ka minimum më të qartë për opinionin do ta publikoja. Ua tregova bisedat prindërve të fëmijëve të vrarë që t’ua qetësojë shpirtin e tyre. Por të gjithë ne që na është irrituar shpirti duhet që ta qetësojmë nëpërmjet procesit gjyqësor”, deklaroi Zaev.