Kryeministri Edi Rama, në një tryezë për arsimin me diplomatë dhe ekspertë të huaj, ka deklaruar se, arsimi është prioriteti i parë i qeverisë së tij.
“Arsimi është prioriteti i parë i një shoqërie, por që ndër vite është trajtuar si i fundit. Arsimi është i rëndësishëm për fëmijët tanë, ndaj ne kemi nisur me vullnet ndërmarrjen e reformave të thella, të cilat do t’i vazhdojmë deri në fund të mandatit tonë”, ka thënë Rama.
Shefi i qeverisë ka vlerësuar në këtë drejtim ministren e Arsimit, Lindita Nikolla, duke u shprehur “krenar që sot kam fat të punoj me një ministre që udhëheq reformat me bindje të thellë”.
Më tej Rama e ka vënë theksin tek mbyllja e atyre universiteteve private që ishin kthyer në fabrika diplomimi, ndërsa ka premtuar kthimin e arsimit në një sektor konkurrues, ku do të jetë e përfshirë edhe sipërmarrja private.