Eurokomesari për zgjerim dhe fqinjësi të mirë, Johanes Hahn sot do të qëndrojë në Shkup, me çka dhe do të fillojë dhe procesi i skriningut të vendit për fillimin e bisedimeve për anëtarësim në Bashkimin Evropian.
Sipas agjendës, Han do të ketë takim me kryeministrin Zoran Zaev, ndërkaq më pas edhe me kryetarin e Kuvendit, Talat Xhaferi dhe me liderin e opozitares VMRO-DPMNE, Hristijan Mickoski.
Eurokomesari Han, do të ketë fjalim përpara anëtarëve të Këshillit për Eurointegrim në Kuvend.