Rezultatet zhgënjyese në luftën kundër korrupsionit që janë vërejtur nga GRECO mund të paraqesin pengesë në rrugën drejt Bashkimit Evropian, mendon një pjesë e ekspertëve. Përmbushja e vetëm 6 nga 19 rekomandimet e këtij trupi të antikorrupsioni pranë Këshillit të Evropës, prej të cilave 5 të tjerat nuk zbatohen fare dhe 8 janë pjesërisht, tregon se sipas numrit të rekomandimeve dhe kohëzgjatjes së tyre, Maqedonia nuk ka bërë as edhe një hap të vetëm përpara për të penguar korrupsionin dhe abuzimet në funksionimin e sistemit, tha ish anëtari i anti-korrupsionit, Arif Musa.
Edhe pse rekomandimet janë katër vjeçare dhe i referohen kohës kur edhe ata ishin në pushtet, VMRO-DPMNE e sulmoi qeverisjen e LSDM-së se për herë të parë Maqedonia merr një raport negativ nga GRECO. Fundi i korrupsionit do të vijë kur Zoran Zaev të largohet nga kolltuku i kryeministrit, thuhet në deklaratën e partisë.
VMRO-DPMNE
“Maqedonia kurrë nuk ka marrë një raport negativ nga GRECO në historinë e saj që prej kur është anëtare e grupit të shteteve në luftën kundër korrupsionit pranë Këshillit të Evropës. Është e qartë se Zoran Zaev dhe LSDM janë prapa krimit dhe korrupsionit në vend. Arsyeja për këtë është e qartë, qeveria e LSDM-së është një fole e korrupsionit në vend ndërsa zyrtarët partiak dhe shtetëror të LSDM-së – një term për politikanë të korruptuar “
Lidhjet më të dobëta në raport kanë të bëjnë me konfliktet e interesit dhe dhuratat e pranimit brenda Kuvendit, marrëdhëniet e deputetëve me lobistët e jashtëm që duan të ndikojnë në procesin legjislativ, mungesa e sanksioneve për deputetët që shkelin rregullat. Gjithashtu, rekomandohet heqja e anëtarësisë së Ministrit të Drejtësisë në Këshillin Gjyqësor dhe shqyrtimin e regjimit disiplinor të prokurorëve.