Pas replikave në facebook, vrasësi Zykaj online në instagram, ja mesazhi i rradhës

Pas masakrës që tronditi Vlorën pasditen e kësaj të premteje ku mbetën të vrarë 8 persona, mes tyre dy fëmijë, Forcat Speciale jane vene ne ndjekje të 24 vjeçarit Ritvan Zykja, i cili qëlloi me breshëri kallashnikovi duke shuar tre familje.

Ndërkohë që 24 vjeçari po kërkohet nga forcat speciale, ai hyn online në facebook dhe replikon me ndjekësit, më një fjalor krejtësisht banal.

Fill pas kësaj, ai hyn online edhe në rrjetin social instagram, i nxitur nga “fama” funebre e momentit, e cila ka për të qënë jetëshkurtër duke shkruar tre mesazhe rradhazi.

I ashpër ka qënë edhe reagimi i opinionit publik, të cilët kërkojnë thuajse njëzëri që për të tillë persona duhen aplikuar dënime kapitale.

Komentet:

Leave a Reply