Aida Salihbegovic /
Një mëngjes kantieri i ndërtimit ishte hapur. “Fillimisht askush në fshatin tonë nuk e dinte, se për çfarë po punohej”, thotë Tahira Tibold, kryetare bashkie e komunës Krushçica në Bosnjen Qendrore. Lumi që mban emrin e këtij fshati të vogël, shtrihet në një zonë të mbrojtur natyrore dhe furnizon me ujë të pijshëm disa fshatra. Vetëm pas disa ditësh u bë e qartë, që atje po ndërtohej një shkallë dige për një të ashtuquajtur mini-hidrocentrali 10 MVA.
Mini-hidrocentralet janë komplekse me kapacitet deri në 10 Milivoltampere (MVA) . Ato funksionojnë sipas të njëjtit parim si edhe hidrocentralet e mësha – vetëm se ato ndërtohen në lumenj të vegjël. Të tillë lumenj në formën e tyre origjinale të natyrshme në Europë gjenden vetëm në Ballkan.
Kur banorët e Krushçicës e realizuan se çfarë e priste “lumin e tyre”, u bë menjëherë e qartë që ndërtimet do t’i jepnin fund mënyrës së deritanishme të jetesës. Ndaj gratë e fshatit më 24 gusht 2017 bllokuan të vetmin kalim për tek kantieri i ndërtimit. “50 vetë prej natën ulidhën në urë njëra pas tjetrës”, tregon Tahira. “Mëngjesin tjetër u shfqanë 75 policë, ndër ta anëtarë të një njësie speciale dhe e liruan rrugën me forcë.”
Megjithëse portestueset gjatë largimit me forcë nga bllokada u plagosën, ato nuk u dorëzuan. Përkundrazi: me t’u larguar policët, aksioni në urë vazhdoi – dhe qytetarët e Krushçicës bënë kallëzim kundër menaxhuesit të kantierit.
Një vit më üas, në qershor 2018 gjykata përkatëse në Novi Travnik e pezulloi ndërtimin e centralit. sipas bindjes së gjyqtarit popullsia e prekur nuk ishin informuar përmes një procesi licensimi dhe as nuk ishin njoftuar mjaftueshëm për t’u bërë pjesë e vendimmarrjes.
Aktivistet – të emërtuara në media që prej fillimit të aksioneve si “gratë e guximshme të Krushçicës” – vazhdojnë të jenë skeptike dhe e vëzhgojnë urën natë e ditë. “Këtë ne do ta ndërpresim vetëm nëse marrëveshja me investitorin e hidrocentralit do të shpallet e pavlefshme”, thotë kryetarja e bashkisë Tibold.
“Autoritetet gënjejnë”
“Në fakt uji i lumenjve rrjedh për të gjithë. Por qysh në momentin, kur ndokujt i jepet një koncesion për përdorim, lumi rrjedh vetëm për poseduesin e koncesionit. Kjo do të thotë një privatizim i së mirës së përbashkët – në Ballkan po ndodh ndërkohë privaizimi më i madh e këtij lloji në Europë”, tërheq vëmendjen Ulrich Eichelmann nga OJQ-ja Riverwatch nga Vjena.
“Ndërtimi i mini-hidrocentraleve kërcënon lumenjtë e fundit të virgjër të Europës. 3.000 diga të vogla janë planifikuar ose janë në ndërtim që nga Sllovenia deri në Greqi”, sipas Eichelmann. Në bashkëpunim me Fondacionin gjerman për Mjedisin EuroNatur dhe partnerët lokal në vendet e Ballkanit ai drejton fushatën “shpëtoni zemrën e kaltër të Europës”, për të ndalur valën e shkatërrimeve.
Sia rsye për dhënien në masë të koncesiioneve vlen, që interesat private në Ballkan favorizohen kundrejt atyre publike. “Autoritetet lokale këtu tek ne nuk e bëjnë punën e tyre ose nuk e bëjnë atë si duhet”, shpjegon Jelena Ivanić nga Qendra për Mjedisin në Banja Lukë të Bosnjes, “studimet e fizibilitetit që ato paraqesin, janë sipërfaqësore dhe pa asnjë kuptim”.
Përveç kësaj poseduesit e koncesiioneve shpesh janë të afërt me politikanët përkatës në pushtet në Bosnje, vëren Eichelmann. Madje studimet pëpr mjedisin falsifikohen. “Autoritetet nuk i vizitojnë asnjëherë vendet, ku do të ndërtohet. Në vend të kësaj ata i shkruajnë rapportet e tyre nga
Lumi Vjosa në Shqipëri
tavolina e punës. E kësisoj ata gënjëjnë e mashtrojnë për të mundësuar ndërtimin”.
Si shembull Eichelmann përmend lumin Vjosa në Shqipëri. Përgjatë Vjosës do të ndërtohen 38 diga. Në të gjithë Shqipërinë janë mbi 500 dhe në mbarë Ballkanin 3.000 ndër të cilat 91 përqind janë mini-hidrocentrale. Një e treta e tyre në fakt ndodhen në rajone që janë klalsifikuar si zona të mbrojtura natyrore, si në parkun kombëtar në Mavrovë të Maqedonisë, përgjatë lumit boshnjako-kroat Una, përgjatë Krkas në Kroaci apo Tarës në Serbi.
Si funksionojnë këto projekte financiarisht?
“Secili, që ka mjaftueshëm para, mund të bëhet pronar i një mini-hidrocentrali”, shpjegon Jelena Ivaniq dhe shton, se investimi i nxjerr fitimet në shtatë vjet. Financimi bëhet përmes subvencioneve shtetërore dhe kredive nga institucionet kredituese si Banka Botërore, Banka Europiane për Rindërtimin dhe Zhvillimin, BERZH, apo edhe nga Banka Europiane e Investimeve, Societe Generale nga Franca, Uni Credit nga Italia, Raiffeisen dhe Erste Bank nga Austria si dhe KFë nga Gjermania.
“Këto institucione i financojnë projektet e hidrocentraleve, sepse energjinë e përftuar prej tyre e konsiderojnë si të rigjenerueshme. Por energjia nga hidrocentralet nuk është e rigjenerueshme, sepse natyra e shkatërruar nuk është e rigjenerueshme”, tërheq vëmendjen Eichelmann.
Krahas shkatërrimit të natyrës kundër ndërtimit të mini-hidrocentraleve flet edhe fakti, që ato nuk janë rentabël. “Aktualisht ka shumë energji, çmimi për kilovat/orë tashmë nuk është as tre Cent të Euros”, shpjegon Eichelmann. “Ky çmim është kaq i ulët, sa askush nuk do të ndërtojë diçka për nivele të tilla çmimesh. Kësaj i shtohet edhe fakti, që qeveritë e involvuara duan t’i mbështesin burimet e energjive të rigjenerueshme ndaj dhe i subvencionojnë ato. Në Bosnje ndërkohë premtohen 9 deri në 10 Cent për kilovat/orë, tri herë më shumë se sa çmimi në treg. Kjo do të thotë: pa subvencione askush nuk do të ndërtonte asnjë digë.”
“Nuk ka asnjë vend tjetër, ku lobistët mund të shkojnë”
Ballkani është një rajon i pastabilizuar politik, në të cilin sipërmarrësit mund të bëjnë para me projekte, që në BE nuk do të ishin të mundura. Lumenjtë në pjesën tjetër të Europës janë të izoluar tërësisht me diga. Nuk ka asnjë vend tjetër, ku të mund të shkojnë lobiistët e hidrocentraleve, për të nxjerrë edhe më shumë para”, thuhet në filmin “Blue Heart”, i cili financohet nga Patagonia dhe ndërkohë po shfaqet në mbarë botën. (https://blueheart.patagonia.com/intl/de/film)
Pyetjes, se si mund ta bllokojnë projekte të tilla afrimin e vendeve të Ballkanit në BE, Eichelmann i përgjigjet: “Nga këndvështrimi i BE-së natyra në Ballkan duhet të mbrohet, në rast se këto vende duan të bëhen pjesë e Europës. Por kjo është vetëm njëra anë e së vërtetës, sepse në BE ka të tjera interesa, që nxisin angazhimin për ndërtimin e veprave të tilla, sepse deri në vitin 2020, 20 përqind e energjisë në Europë duhet të jetë e rigjenerueshme – me çdo kusht. Kundërshtarët e kësaj ideje dhe ambjentalistët janë shumë të dobët, për t’i mundur investitorët”, konstaton eksperti. “Komisioni Europian duhet të bindet, që lumenjtë në Ballkan janë një thesar i çmuar i Europës.”
Por deri atëherë do të jenë planifikuar e ndërtuar mini-hidrocentrale të rinj. Njëri ndër investitorët kryesorë është ylli i basketbollit nga Bosnja Mirza Teletoviq. “Ai mendon, se një investim i tillë ndihmon komunitetin lokal. Por kjo vetëm mund ta dëmtojë atë, nënvizon Jelena Ivaniq nga Banja Luka. /DW/