Një 44-vjeçar ka vrarë veten duke u hedhur nga ura e fshatit Meqë në Gjakovë.
N.K., 44 vjeç, dyshohet të jetë hedhur nga ura me lartësi 10-15 metra e fshatit Meqë, pak kilometra larg Gjakovës.
Policia ka konfirmuar këtë rast të cilin po e heton si vetëvrasje.
“Në rrugën Gjakovë-Klinë në fshatin Meqë një person është hedhur nga ura e lartë 10-15 m. Pas marrjes së informacionit në vend të ngjarjes kanë dalë patrullat policore me njësitin e hetimeve dhe janë njoftuar ambulanca dhe njësiti i zjarrfikësve”, njofton Policia e Gjakovës.