Në një hetim mbi punën e Kontrollit të Lartë të Shtetit, janë ngritur pikëpyetje mbi faktin pse disa raporte të këtij institucioni shfaqen vetëm një ditë në media të caktuara dhe pastaj humbasin pa gjurmë.
Kreu i KLSH Bujar Leskaj akuzohet se fabrikon raporte kontrolli të porositura nga klientë biznesi që paguajnë me qëllim dëmtimin e konkurentëve në treg.
Këto raporte njëherazi përdoren si mjete shantazhi për gjobëvënie.
Një nga denoncimet e përfshira në hetim ka të bëjë me tregun e birrës në Shqipëri, ku KLSH dyshohet se u pērdor nga konkurentē tē birrēs Peja.
Aty vihet në dukje edhe mekanizmi që përdoret për këto “raporte”: U hartua një raport nga KLSH, i cili u shfaq vetëm një ditë dhe vetëm në gazetën e një pronari të një kompanie tjetër birre. Pas një jave kompania rivale u sulmua në po atë gazetë. Për më tepër më pas u shfaqën faqe reklame nga KLSH në të njëjtën media.
Një portal që ka hetuar raste të tilla shkruante disa muaj më parë se shumë dosje të KLSH në Prokurori mbyllen shpejt. “Për faj të Prokurorisë? Jo gjithmonë. Me shumë gjasa për faj të pazareve sepse përdoren dy standarte. Një dosje hapet dhe një tjetër mbyllet pas pagesave që bëhen nëpër zyrat e Kontrollit të Lartë të Shtetit”.
Një nga biznesmenët e përfshirë në hetim ka denoncuar rastin kur KLSH e drejtuar nga Leskaj e paguar nga konkurentët e ka shpallur kompaninë e tij 440 milionë lekë debitore në një mënyrë krejt selektive dhe të pabazuar në normat e kodit doganor.
“Në një audit në doganë mbi çmimet e referencave e nxorrēn kompanine time 440 miljone leke (te vjetra) debitore, ne menyre krejt selektive dhe te pabazuar ne asnje norme te kodit doganor. Ishte e vetmja kompani midis kompanive te njejta qe per te njejtat kushte dhe kritere, inspektoret e Bujarit (te gjithe inspektoret i ka ushtare, sepse i njoh disa), të nxjerrin debitore duke mos pranuar asnje prej argumenteve te paraqitura prej doganes dhe prej nesh. Janë metoda presioni, godasin per te favorizuar dike tjeter”, – thotë biznesmeni.
Ai nuk pranoi të komentojë mbi pyetjen nëse ai vetë pagoi për të mbyllur aferën.