Prestigjozja Reuters ndër të tjera shkruan se policia shqiptare ka arrestuar 27 persona dhe ka sekuestruar narkotikë dhe armë, të dielën gjatë një operacioni ndaj bandave që kontrabandonin heroinë në Gjermani.
Më shumë se 1,500 oficerë të Policisë së Shtetit në Shqipëri u përfshinë në operacione në të gjithë vendin, në kuadër të premtimit për rritjen e përpjekjeve të saj për luftimin e krimit si pjesë e synimeve për t’u bashkuar me BE.
Mes të tjerash, Reuters citon edhe ambasadorin e BE në Shqipëri, Luigi Soreca, i cili ka përshëndetur këtë operacion dhe ka deklaruar se BE pret që këto ndjekje dhe dënime të vijojnë.
Edhe BalkanInsight i ka kushtuar një artikull këtij mega operacioni duke përmendur ndër të tjera deklaratën e kreut të Prokurorisë së Krimeve të Rënda, Donika Prela, e cila u shpreh në lidhje më kohëzgjatjen e hetimeve dhe shtrirjen e këtij operacioni në të gjithë Shqipërinë.
Gjithashtu BalkanInsight i bën jehonë operacionit më të madh të zhvilluar në zonën e Shijakut dhe arrestimit të dy ish-deputetëve të Partisë Socialiste, të akuzuar për korrupsion dhe përvetësim të pronës shtetërore duke përdorur dokumente të rreme./Lexo.al