“Ëndërra e djallit” që bredhë brenda shtëpisë së “hoxhës” I. B.

(Rreth një shkrimi me titull “Pendimi i zhëngër babës”, i autorit h. Eset Shaqiri, botuar nëpër portale të ndryshme kombëtare, e që flet për një ngjarje të trishtueshme, antiislame e të turpshme për të gjithë ata që mundohen të manipulojnë në emër të islamit)

Shkruan Bujar Zeqiri

 

Një “hoxhë”, i tejngopur me mish e me çokollata të papaguara, paska vendosur që, mos t’i kërkojë falje pronarit të marketit që i ka shkaktuar dëme, madje as mos t’ju kërkojë falje myslimanëve të Shkupit që u ka shkaktuar dëme kolosale duke ushqyer veten e familjen me racione mishërash të përziera, por, t’i kërkojë falje Sulejman Rexhepit, uzurpatorit të BFI-së, të cilit ia paska nxirë jetën sepse paska qenë i manipuluar!
Nëse e shfletojmë “defterin e çatipit” menjëherë do ta vërejmë edhe gjenezën e “mainupilimit të këtij farë “hoxhe” të pa kible, I. B. Dikur, ky farë mjerani na paska qenë referent në Myftininë e Shkupit, e cila, në natën e “Mbrëmjeve Kuranore”, u turpërua shumë keq nga fjalimi i Mulla Sulës. Është akoma gjallë një hoxhë tjetër, një mysliman i devotshëm, i cili në çdo moment është në gjendje të dëshmojë para kamerave madje edhe të Sulejman Rexhepit, se si Mulla Sula disa ditë më parë i ka thënë personalisht atij “do t’ua pëshurri e do t’ua prish këtë manifestim këtyre hajnave të Myftinisë së Shkupit”!
Me të përfunduar ky manifestim tradicional, në parkingun e sallës së Operës dhe Baletit (apo MNT), Sulejman Rexhepi ua ka sharë nënat dhe gratë, madje edhe këtij farë I. B. Për këtë sharje dëshojnë dhjetra qytetarë që kanë qenë prezent në tërë atë ngjarje për të cilën pastaj, të nesërmen, shkruajtën shumë media të vendit. Të shamurit i kërkuan publikisht Sulejman Rexhepit, sharësit që, në afat prej 48 orëve të dalë dhe të kërkojë falje publike për këto sharje të pista! Megjithatë, as sot e tre vite Sulejman Rexhepi nuk u kërkoi falje!
Si e interpretojnë sharjen e pistë psikologët? Në aspektin socio-kultuor thon se është refleksion që del nga boshllëku i madh i edukatës familjare dhe të rrethit ku jeton sharësi! Ndërsa në aspekt psikologjik komentojnë se është një dëshirë e sëmurë e sharësit i cili e gjenë superioritetin e vet mbi nënën apo gruan e atij që e shanë. Pra, është një dëshirë e sëmurë, një “ëndërr e djallit” për të cilën sharësi shpreson se një ditë do të mund të bëhet realitet!
Pra, Mulla Sula kurrë nuk ju kërkoi falje atyre që i shau me nënë e me gra! Do me thënë, Mulla Sula edhe më tej e pret realizimin e asaj “ëndërre të djallit”, që çdo natë e sheh për ata që i ka sharë, pra, edhe për I. B.
Kjo sharje do ta “manipulojë” I. B. për tre vjet radhazi duke punuar kundër Mulla Sulës. Le t’i ketë Mulla Sula dëshirat e veta, qofshin ato edhe të sëmura, sepse ai është “kryetar” të cilit duhet t’i kërkojmë falje që po ia vonojmë realizimin e “ëndërrës së djallit”, mendon I. B.! Prandaj dhe, vendos që para kamerës të bëjë tevbe duke i kërkuar falje pse ia trazoi atë kënaqësi seksuale “djallit në ëndërrën” e sëmurë!
Tani, shtrohet pyetja, kush kujt duhet t’i kërkojë falje? I. B. Mulla Sulës, apo, Mulla Sula I. B.! Myslimani i sinqertë mendon se Mulla Sula duhet t’i kërkojë falje I. B. sepe ia ka cënuar moralin familjar, paçka që ky farë I. B. nuk është në gjendje ta mbrojë këtë integritet të shenjtë!
Pra, i takon Mulla Sulës që të dalë para kamerave dhe t’ju kërkojë falje hoxhallarëve, përfshirë edhe “hoxhën” I. B., të cilëve ua shau nënat dhe gratë!
Nga Mulla Sula nuk kërkohet që të dalë dhe publikisht t’ju kërkojë falje hasanbegasëve që ua vodhi paratë e donuara si ndihmë! Nga Mulla Sula nuk kërkohet që të dalë e të kërkojë falje për vjedhjet kapitale që po ia bënë BFI-së së uzurpuar! Nuk kërkohet prej tij që të dalë dhe të kërkojë falje për vizat e haxhit që ndonëse janë falë ai i shet majmë! Prejt tij nuk kërkohet që të kërkojë falje për mostherrjen e kurbanëve ndonëse haxhinjtë por edhe myslimanët e vendit i kanë të paguar! Prej Mulla Sulës nuk kërkohet që të dalë dhe publikisht të kërkojë falje për vjedhjen e vakëfit, për tjetërsimin e vakëfit, keqpërdorimet që i bënë me dyqanet e Myftinisë së Shkupit. Nuk i kërkohen këto falje, sepse, pa dyshim që Allahu i Gjithëfuqishëm asnjë tevbe nuk do t’ia pranojë. Për këtë Mulla Sula është shumë i vetëdijshëm. Thjesht, prej Mulla Sulës kërkohet që të dalë publikisht dhe të kërkjë falje për sharjet që ua ka bërë hoxhallarëve, pra, t’i kërkojë falje “hoxhës” I. B. që ia ka sharë gruan dhe nënën, pastaj të bëjë tevbe se kurrë më nuk do të shajë dhe, t’ju kërkojë falje myslimanëve për manipulimin që ia bëri I. B. i cili, mjerisht, nga Mulla Sula doli edhe i sharë, edhe i manipuluar edhe i q… Shëndet Ismetit, i bëftë mirë…

Leave a Reply