Luftanija amerikane, që ka kapacitet për të shkatërruar raketa, ishte duke lundruar në Ngushticën e Dardaneleve në Turqi më 19 janar, kur u nis drejt Detit të Zi, njoftoi marina amerikane përmes një deklarate.
“Marina amerikane operon në Detin e Zi në përputhje me Konventën e Montreuksit dhe ligjit ndërkombëtar”, thuhet në njoftim.
Autoritetet amerikane nuk dhanë ndonjë datë se kur luftanija do të arrijë në Detin e Zi, por agjencia ruse e lajmeve TASS, citoi Qendrën e Kontrollit të Ministrisë së Mbrojtjes së Rusisë të ketë thënë se është duke “vëzhguar lëvizjet” e luftanijes USS Donald Cook, që sipas konventës ndërkombëtare, mund të qëndrojë në Detin e Zi jo më shumë se 21 ditë.
Tensionet në rajon janë rritur që nga 25 nëntori, kur forcat ruse të sigurisë kapën tri anije ruse pranë Ngushticës së Kërçit, që lidh Detin e Zi me Detin Azov./REL