Dhjetëra pjesëtarë të shoqërisë civile kanë marshuar sot në Tiranë kundër dhunës ndaj grave dhe vajza, duke marrë shkasë nga rasti i 13 vjeçares së abuzuar në Kavajë.
Me një banderolë të madhe me një hashtag: ‘Nuk luhet përdhunimesh’, ata po marshojnë në drejtim të Drejtorisë së Policisë së Tiranës.
Më shumë se një javë më parë u publikua skandali në shkollën publike “Rilindja”, në Kavajë ku një vajzë 13 vjeçe ishte abuzuar seksualisht nga rreth 8 djem të shkollës