Në Gjykatën Penale sot duhet të vazhdojë gjykimi për parregullsitë zgjedhore “Titanik” të prokurorisë Speciale Publike.
Seanca paraprake më 13 shkurt ishte shtyrë për shkak të problemeve shëndetësore të të akuzuarit Edmond Temellko.
Në lëndën “Titanik” të akuzuar janë ish kryeministri Nikolla Gruevski, i cili është në arrati në Hungari, Kiril Bozhinovski, Mile Janakieski, Gordana Jankullovska, Biljana Brishkoska Boshkovski, si dhe Ilija Dimovski, Munir Pepiq, Edmond Temelko, Leko Ristovski, Kiril Todorovski, Katerina Velovska, Stanko Korunovski, Kosta Markovski, Dragçe Dragçeski, Marjan Nakevski, Goce Janevski, Xhezmi Ahmet, Robert Davitkov, Dalibor Aleshkoviq dhe Lenka Rashajkovska.
Ata dyshohen për shoqërim kriminel, shkelje të së drejtës së votimit, shkelje të lirisë së përcaktimit të votuesve, ryshfet gjatë zgjedhjeve dhe votimit, shkatërrim i materialit zgjedhor dhe keqpërdorim i mjeteve për financim të fushatës zgjedhore.