Velaj rrëfen Vlorën përmes fotografive në Parlamentin Europian

Qyteti historik dhe bregdetar i Vlorës është shpalosur në të gjithë dimensionet e zhvillimit të tij në sytë e vizitorëve nga godina mjaft domethënëse e Parlamentit Europian. Këtë paraqitje mjaft të veçantë e ka sjellë përmes ekspozitës “Vlora- Qyteti që po zgjohet”, deputeti i Partisë Socialiste, artisti Fate Velaj i cili përmes 50 fotografive paraqet të gjitha zhvillimet e qytetit të tij nga vitet e vështira e deri tek ndriçimi dhe bukuria që sot ka Vlora. Në këtë ekspozitë e cila është hapur më 5 mars paraqiten dhe fotografi nga debatet e organizuara prej tij mbi të ardhmen e Vlorës siç ishte “Vlora forum ekonomik” për të cilën të pranishmit shprehën interes të madh që këtë forum, ta kthejmë në më të rëndësishmin në hapësirën e Adriatikut.

Deputeti Fate Velaj i pranishëm në Parlamentin Europian për ekspozitën e tij shprehet se ishte ftuar nga Parlamenti Europian për të hapur një ekspozitë. “Ftesën e parë nga ky parlament e kam pasur në prill të 2001 kur hapa ekspozitën ”Vlora, Viena dhe Brukseli”. Jam munduar në këtë ekspozitë të paraqes momentet me kulmore që kanë ndodhur në qytetin e Vlorës”, tha ai.

”Kjo ekspozitë paraqet një retrospektivë të zhvillimit të qytetit që nga viti 2001 e deri më sot. Janë paraqitur gati 50 fotografi të cilat pasqyrojnë zhvillimet e qytetit që nga momentet më kritike të saj që ishte trafiku i qenieve njerëzore me gomone drejt Italisë dhe deri tek infrastruktura e sotme dhe zhvillimet universitare të qytetit, gjithashtu dhe momente të ndriçuara që po përjeton Vlora nën kujdesin e kryeministrit Edi Rama”, përfundoi deputeti i Partisë Socialiste Fate Velaj.

  

Leave a Reply