“Hajde Gaz Paja na vej një këngë. Të gjitha gratë në skenë për vallëzim. Ejani tunduni, jo t’më shqyeni mua. Fotot bëjini duke vallëzuar” – tha Rama në sallën e mbushur me gratë e Fierit.
Ndërkohë, dhjetëra protestues të opozitës kanë dalë në rrugët e Fierit dhe Roskovecit, ku nuk kanë munguar as përplasjet me policinë.
Nderkohe PD dhe LSI kane djegur goma dhe kane bllokuar rruge, duke dhene nje shfaqje te shemtuar.
Lulzim Basha dhe Monika Kryemadhi i kanë bërë pritë kryeministrit Edi Rama. Anëtarë dhe simpatizantë të PD dhe LSI janë mbledhur në hyrje të qytetit të Roskovecit. Ata kanë djegur goma në shenjë proteste, për t’i paraprirë vizitës së kryeministrit Rama.
Në mbështetje të simpatizantëve, ish deputetët Enkelejd Alibeaj dhe Kejdi Mehmetaj. Protestuesit thërrasin “Rama Ik!”