Zyra e Kryeministrit të Kosovës dhe Komuna e Hanit të Elezit, në bashkëpunim me Shoqatën e Shkrimtarëve “Naim Frashëri” dhe Klubin Letrar “A,B,C Poetike” në Shkup, shpallin Konkurs Letrar për poezi, të quajtur “Eksodi – Bllaca `99”.
Konkursi është i hapur nga sot, deri më 31 mars 2019 në ora 19:00.
“Poezitë duhet të kenë eksodin për tematikë, ndërsa konkurrohet me emër e mbiemër të autorit. Konkurrimi bëhet me vetëm me një poezi (mundësisht të mos jetë tepër e gjatë). Të drejtë pjesëmarrje kanë të gjithë shkrimtarët nga të gjitha trojet shqiptare dhe diaspora”, thuhet në njoftim. “Do të jepen tri çmime. Çmimi i parë në vlerë të 200 eurove; i dyti në vlerë të 150 eurove dhe i treti në vlerë të 100 eurove. Të gjitha poezitë do të botohen në librin poetik që do të dal më 10 prill 2019. Poezitë duhet dërguar në adresën: [email protected]”.