Partitë turke nuk kanë rënë dakort për të formuar një koalicion qeverisës, që do të shmange zgjedhjet e reja në vend.
Presidenti Recep Taip Erdogan njoftoi ditën e premte se Turqia do të zhvillojë zgjedhje të reja, me gjasa më datë 1 nëntor.
Ky vendim mbërrin pas dështimit të kryeministri Ahmet Davutoglu për të siguruar një koalicion të qëndrueshëm që do të kishte numrat e nevojshëm në parlament për të ngritur dhe mbështetur qeverinë e re.
Bisedimet për formimin e një koalicioni me nacionalistët e MHP dhe me qendrën e opozitës, CHP dështuan.
Partia e Erdogan, që tashmë drejtohet nga Davutoglu, humbi mazhorancën që mbante prej 12 vitesh pas suksesit të partisë kurde HDP.