Lufta e Dytë Botërore dhe ditët e zeza të Europës nën diktatin nazist bartin ende mistere. Së fundmi pasardhësit e një gjenerali që udhëhoqi dhjetra beteja në frontin e Perëndimit, bënë publike dhjetra foto të papublikuara më parë.
Bëhet fjalë për koleksionin me fotografi të gjeneralit Charles Day Palmer. Ai dokumentoi me imazhe pjesën më të madhe të avancimit të trupave aleate drejt Gjermanisë naziste, duke u bërë dëshmitar i qyteteve të shkatërruara nga bombardimet dhe trupave pajetë në kanale, llogore, rrugë e trotuare.
Albumi u publikua në internet nga stërnipi i tij, Daniel Palmer në fillim të këtij muaji.