Të dhënat e Organizatës Ndërkombëtare të Punës: Shqipëria shumë më pak të rinj të papunë dhe të paarsimuar

Organizata Ndërkombëtare e Punës ka publikuar të dhënat e reja mbi situatën e punësimit të të rinjve në Europë, ku për Shqipërinë prezantohet një ulje e ndjeshme e shkallës së të rinjve të papunë, të paarsimuar dhe të patrajnuar.

Referuar shifrave të ILO ndër vite, ndërsa në vitin 2013, shkalla e papunësisë së të rinjve të pa punë, pa arsimuar dhe pa trajnuar në Shqipëri ishte 33.4 % dhe në vitin 2015 plot 32.8 %, në vitin 2018, kjo shkallë ra në 26.2 %.

Kjo shifër, vetëm 26.2 %, tregon situatën positive të punësimit, arsimimit dhe trajnimit të të rinjve në vend, duke marrë parasysh që papunësia rinore është një nga sfidat kryesore dhe më shqetësuese të vendeve të Ballkanit Perëndimor.

Pak javë më parë, edhe Banka Botërore konfirmoi në raportin e saj periodik për Ballkanin Perëndimor se Shqipëria mbetej vendi me shkallën më të ulët të papunësisë rinore në rajon.

 

Leave a Reply