Kjo sipas tij është mënyra më e mirë për strehimin e familjeve në nevojë dhe për të shmangur përqendrimin e tyre në zona të caktuara, por edhe për të treguar se Tirana është një qytet solidar dhe kushdo kontribuon për ata që kanë nevojë.
“Disa gjëra kanë ndryshuar për mirë dhe duhet ta pranojmë këtë. Fjala vjen: Ligji ynë i ri të cilin ne duhet të bëjmë të gjithë aktet nënligjore që ta fusim në veprim, ku ne i kërkojmë ndërtueseve përveç se u kemi 10-fishuar taksat, se unë them që me oligarkët flitet me vepra, jo me fjalime. Unë besoj që shtesa 3% ndërtesave të reja të vendosura në dispozicionin të fondit të banesave sociale e bën akoma më demokratik këtë proces. Besoj që jemi një ndër vendet e rralla në rajonin tonë që e kemi këtë politikë dhe që duhet shumë shpejt, vitin tjetër ta fusim në aplikim por na ndihmon që të mos kthehen hapësirat e qendrave sociale në geto ku ne e dimë që në këtë komunitete dhe në këtë lagje, tek ky stacion autobusi janë vetëm këta të sociales, kurse këta të tjerët që janë më të barabartë se të barabartët janë nëpër lagje të tjera. Kjo s’ka sens dhe evitimi i getove është shumë i rëndësishëm”, tha Veliaj.
Ai theksoi se Bashkia e Tiranës ofron sot një nga paketat më të mira sociale jo vetëm në Shqipëri por edhe në rajon. “Jam po ashtu krenar për kolegët e Bashkisë, është një ndër bashkitë në rajon që ofron paketën më bujare për çështje sociale, sidomos për çështjet e strehimit. Mbaj mend që në vitet e fundit çdo vit kemi dhënë nga 1000 kredi të buta, kryesisht për të ndihmuar çiftet e e reja, ku mosha akumulative e dy anëtarëve të çiftit është nën 70 vjeç, pra nga 35 mesatarja e secilit anëtar, pra ideja është që t’i japim një shtysë atyre që fillojnë jetën e tyre të re, si familjarë të rinj në qytetin e Tiranës dhe ka qenë një mbështetje e jashtëzakonshme nga bankat, ku ne amortizojmë interesin dhe paguhet vetëm kësti i kredisë nga ata që janë banorët e rinj të qytetit tonë”, u shpreh Veliaj.
Kryetari i Bashkisë veçoi gjithashtu edhe hapjen e 7 mensave sociale, si një mundësi që çdo kush në Tiranë të mos vuaj për strehim dhe për të pasur një vakt të ngrohtë. “Jam shumë i vendosur që ne të vazhdojmë me politikat tona sociale. Kemi hapur për herë të parë strehën për personat në situatë rruge. Ishte e precedentë përpara, sot kemi 7 mensa sociale. Ky qytet ka shumë nevoja, por ka dhe shumë solidaritet dhe kështu duhet të jetë. Një qytet me 1 milion banorë patjetër që ka varfëri, por një qytet që prodhon 50 % të Produktit të Brendshëm Bruto, pra të ekonomisë së Shqipërisë patjetër duhet të ketë edhe shumë bujari dhe solidaritet. Kështu që do të doja shumë që mos ta shikonim këtë vetëm si monopol i autoriteteve qeveritare dhe ndërkombëtare”, tha kryetari i Bashkisë së Tiranës./Tv Klan/