Të shtunën, opozita e bashkuar zhvilloi protestën e saj kombëtare. Tubimi u ndal në tre pika Kryeministri, Parlament dhe Drejtoria e Policisë së Tiranës. Që prej nisjes së saj, protesta u shoqërua me tensione.
Protestues të ndryshëm hodhën molotov dhe flakadanë në drejtim të godinës së qeverisë dhe për pasojë dera hyrëse e saj u përfshi nga flakët. Gjithashtu edhe pas zhvendosjes tek Kuvendi, tubuesit hodhën molotov, flakadanë dhe fishekzjarre. E njëjta skenë u përsërit edhe tek Drejtoria e Policisë së Tiranës.
Ndërkohë nga ana tjetër, policia është kundërpërgjigjur me gaz lotsjellës dhe ujë me presion./abcnews.al