Pse mungojnë debatet publike mbi gjendjen katastrofale të BFI-së

Nuk është as kulturë, as etikë, as qytetari, por as nacionalizëm e patriotizëm, të bërit palë me kriminelin për një grusht lekësh, për një kuti 5 kilogramëshe mish kurbani, apo për një grusht votash që përfaqësojnë krimin dhe korrupcionin. Sot, bota, mbi çdo gjë e ka debatin. Debati është starti i një shoqërisë drejt majave të lumturisë. Ngulfatja e debatit është stadi më i ulët i primitivizmit.

Shkruan Dr. Zeqie Veseli

Bashkesia Fetare Islame ne RMV është Institucioni më i kriminalizuar dhe, për rjedhojë, më i përfoluri dhe më i lakuari nëpër mediat e vendit dhe ato të jashtmet. Nuk kalon javë e të mos shpërthejë ndonjë aferë që dukshëm po e degradojnë, delegjitimojnë dhe deinstitucionalizojnë këtë Institucion me relevancë historike. Tash e gjysëm dekade, është krijuar edhe opozita (Lëvizja Myslimane për Reforma në BFI) e cila në mënyrë të përkryer po e luan rolin e vet, duke u përpjekur në dekriminalizimin dhe shpëtimin e saj përmes shpalosjes së aferave, përmes publikimit të tyre dhe njohtimit të opinionit të gjërë për kriminalizimin e skajshëm të BFI-së dhe të grupit mafioz që e ka okupuar për ta eksploatuar deri në falimentim. Nga ana tjetër, uzurpatorët dhe eksploatuesit e BFI-së, Sulejman Rexhepi me bandën e vet, po ia dalin që edhe më tej të veprojnë pa u shqetesuar fare. Organet e drejtësisë po thonë që po e vëzhgojnë situatën, por ç’kuptim mund të ketë vëzhgimi në infinit? Jo njëherë është shkruar, madje me emra e mbiemra, edhe për gjykatës, prokurorë, policë, nëpunës dhe drejtues të shërbimeve intelegjente serbo-maqedonase, që kanë qenë dhe vazhdojnë të jenë në shërbim të Sulejman Rexhepit, sepse Sulejman Rexhepi e ka të përsosur afinitetin e korruptimit. Ministra e deputetë, parti që participon në pushtet dhe, me këtë edhe vetë një pjesë e pushtetit është bashkëpjesëmarrëse në kriminalizimin e BFI-së. Sepse Sulejman Rexhepi ia lejon vetes që nga buxheti islam i myslimanëve të vendit, të blejë vota dhe t’ia falë çdo pushteti që do të bëhet miklues dhe shpëtimtarë i Sulejman Rexhepit, sepse, Sulejman Rexhepi është shumë i vetëdishëm se në kushte normale do të përfundonte në burg me komplet bandën e vet. Është po ky pushtet dhe po këta individë devijues të organeve të drejtësisë që me ndikimin e tyre i heshtin mediat elektronike, mejdanin e debateve dhe skenën ku duket sheshazi se si e mira ngadhnjen mbi të keqen, faktet mbi hipokrizinë, argumentat mbi shpifjet dhe e vërteta mbi krimin. Shumë fakte flasin që Sulejman Rexhepi, duke e njohur vetëveten si kriminel ordiner, këmbëngul që, diku me kërcënim, diku me euro, diku me kutia me mish kurbani, diku me ndonje drekë a darkë, t’i heshtë mediat elektronike dhe ato të shkruara dhe të mos merren fare me anën e errët dhe të trishtueshëm të tij, mos të publikojnë afera. Kjo për të vetmin qëllim që të krijohet një percepcion për Sulejman Rexhepin si për një “takvaxhi”. Nga ana tjetër vdes që me të të merren vetëm mediat maqedonase. Sepse tek ai edhe më tej funksionon mentaliteti se me “heronjtë kombëtar” gjithnjë janë marrur “armiqtë dhe mediat e tyre”! Sulejman Rexhepi për këtë gjysëm dekade është ftuar në dhjetra debate televizive, por në asnjë nuk është paraqitur dhe as që ka dërguar përfaqësues të vetë. Sulejman Rexhepi është shumë i vetëdishëm për veprat e veta të panumërta penale, ai e di se opozita e tij posedon me qindra dokumenta që do ta varrosnin në çdo studio televizive, e di shumë mirë se do të lakuriqësohej deri në palcë, prandaj dhe refuzon çfarëdo debati televiziv. Po si nuk ju bën përshtypje kjo frikë e tij mediave elektronike të vendit? Pa debate nuk ka tejkalim të situatave të ndera, nuk ka zgjidhje fatlume për shoqërine, por, ka heshtje dhe stimulim të kriminalitetit dhe të kriminalizimit të shoqërisë. A është misioni i tyre të heshtin kriminalitetin e përditshëm të Sulejman Rexhepit?! Nuk është as kulturë, as etikë, as qytetari, por as nacionalizëm e patriotizëm, të bërit palë me kriminelin për një grusht lekësh, për një kuti 5 kilogramëshe mish kurbani, apo për një grusht votash që përfaqësojnë krimin dhe korrupcionin. Sot, bota, mbi çdo gjë e ka debatin. Debati është starti i një shoqërisë drejt majave të lumturisë. Ngulfatja e debatit është stadi më i ulët i primitivizmit.

Leave a Reply