Tërmeti që ka shkaktuar më shumë viktima ka rënë në vitin 1557 në Kinën qendrore.
Goditi një krahinë ku pjesa më e madhe e njerëzve jetonin në shpella prej shkëmbi të butë. Strehëzat u shembën, duke vrarë më shumë se 830 mijë njerëz.
Një vitin 1976, një tjetër tërmet goditi Tangshanin, Kinë. Më shumë se 250 mijë persona humbën jetën.
Tërmetet mund të ndodhin si rezultat i veprimit të forcave të natyrës ose të shkaktohen si pasojë e aktivitetit njerëzor.
Termi “tërmet” përdoret për çdo ngjarje sizmike që krijon valë sizmike, pavarësisht nëse ato janë me origjinë natyrore apo të shkaktuara si pasojë e aktivitetit njerëzor./GE/