Operacionit policor “Bizark”, ka përfunduar fazën e dytë të hetimit në lidhje me pasurinë e anëtarëve të një grupi të strukturuar kriminal.
Këtë të mërkurë gjykata e Krimeve të Rënda ka vendosur sekuestro preventive mbi llogari bankare, truall dhe ranishte në pronësi të pjesëtarëve të një grupi të strukturuar kriminal.
Sipas vendimit u është vënë sekuestro pasurive të palujtshme në pronësi të shtetasve shqiptarë me iniciale: A. M., A. V., A. D., Gj. C. dhe K. M.
Shuma prej 72 000 € Eurosh në llogarinë e Shoqërisë me inicialet “TRC” sh.p.k, pranë një banke të nivelit të dytë;
Ranishte me sipërfaqe 11 167 m2 e ndodhur në fshatin Draç, Ishëm, në Gjirin e Lalzit, Durrës.
Ranishte me sipërfaqe 140 m2 e ndodhur në fshatin Draç, Ishëm, në Gjirin e Lalzit, Durrës.
Toke Arë me sipërfaqe 873 m2 e ndodhur në fshatin Draç, Ishëm, në Gjirin e Lalzit, Durrës.
Truall me sipërfaqe 404,5 m2 + godinë banimi 2 katëshe, sipërfaqe banimi kati përdhe 147,6 m2, sipërfaqe verandë + shkallë 10,9 m2 + sipërfaqe banimi kati i parë 158,5 m2, e ndodhur në Njësinë Bashkiake Nr.11 Tiranë.