Profesor Skender Kodra, Kryetar i Akademisë shqiptaro-amerikane për shkencë dhe art (një oranizatë joqeveritare si miliona të tjera në Amerikë) paska bërë këmbime të dekoratave bashkë me udbashin me tapi, Sulejman Rexhepin, alias “ZHARKO” (pseudonimi i tij policor)! Cila “akademi” amerikane do ta rehabilitonte një udbash? Që trishtimi të jetë edhe më i mdh, Profesor Kodra dekoratën post hume dedikuar Profesorit legjendar, Dr. Fadil Sulejmanit”, ia jep në dorë Sulejman Rexhepit. Edhe ironi edhe nënçmim
Shkruan Prof. Dr. Bedrie Mahmuti, Cyrih
Sapo lexova një informatë që flet për një ngjarje tepër të hidhur! Të tilla ngjare mund të përvidhen ose si pasojë e manipulieve djallëzore, ose si pasojë e gatishmërisë për ta rehabilituar djallin. Në të dy rastet, fiton ekskluzivisht djalli!
Nga Amerika shkon në Maqedoni, profesori shumë i nderuar dhe i respektuar, Dr. Skënder Kodra dhe, për dallim prej herave të tjera kur dekoronte udbashin Sulejman Rexhepu, kësaj radhe do të dekorohet prej udbashit Sulejman Rexhepi!
Çka i duhet kjo maskaradë profesorit të nderuar! A jeton në këtë botë profesori apo jo! A lexon, a informohet fare apo, edhe pse është i informuar ja që ka vendosur që ta rehabilitojë satanën! Epo, kësaj i thoë tradhëti kombëtare, por edhe zhvlerësim dhe zhveshje nga të gjitha titujt e arritur me shumë mund dhe sakrificë.
Tashmë tërë bota e di se si Sulejman Rexhepi më 1987 bashkë me UDB-në e luftonte “nacionalizmin dhe seperatizmin shqiptar”! Krejt bota e di se si e bekoi me loçkë të zemrës antishqiptarin më të madh pas Millosheviqit, Nikolla Gruevskin! Krejt bota shqiptare dhe ajo myslimane e ka kuptar se çfarë hajni dhe degjeneruesi që është ky farë Mulla Sula, kurse Profesor Skender Kodra i paska futur veshët ne lesh! Nuk dëgjon asgjë, madje, mbase edhe sytë i kanë vënë perde e nuk sheh asgjë! Nëse është në kët derexhe, ky maskarallëk mbase edhe mund t’i falet profesorit të nderuar, por, nëse ka vendosur që të shitet, apo edhe vullnetarisht ta rehabilitojë udbashin, atëherë – jazëk i qoftë!
Sulejman Rexhepi është matrapazi më i rrezikshëm ndër shqiptarët anekënd botës, është shkatërruesi i një vlere tepër të rëndësishme kombëtare e fetare siç është BFI-ja të cilën e ka uzrpuar dhe po e degradon deri në firmë private! Sulejman Rexhepi është ai që është futur edhe nëpër raporte të Stejt Deppartamentit amerikan si xhambaz e njeri i rrezikshëm! Sulejman Rexhepi për ta relativizuar një perceptim të tillë amerikan, i bën njëmijë dreqnillëqe vetëm e vetëm që ta nxjerrë veten si “i preferuari i amerikanëve”, të cilët madje edhe e dekorojnë!!! E gjenë një arixhi spanjoll dhe, disa qibritashë shqiptarë dhe, ja, “dekorimi nga Trampi”!
Profesor Kodra mbase e ka edhe një justifikim banal për lidhshmërinë e tij me Sulejman Rexhepin, duke e arsyetuar si të dekoruar nga Ilir Meta! Edhe për këtë dekoratë është folur e përfolur, madje është futur edhe në makinerinë analitike të Shërbimit Intelegjent Kmbëtar prej nga rezulton se dekorata nuk është presidencale dhe e merituar por, e blerë dhe e kontrabanduar!
Profesori Kodra duhet që ta lexojë veprën autoriale me memoare të Sulejman Rexhepit dhe të shoh se, fatkeqësisht, është në shërbim të djallit, i cili tepër shumë është tallur me fe e me komb. Nuk e meriton këtë tallje Prof. Dr. Skënder Kodra, përveçse nëse nuk i ka dhënë detyrë speciale vetes për t’i rehabilituar udbashët, të cilët karrierën e kanë bërë mbi fatkeqësinë dhe vuajtjet e qindra shqiptarëve. Për këtë kauzë angazhohet Prof. Dr. Skënder Kodra?! Është e pabesueshme! Manipulim po, por jo edhe shërbim vullnetar, sepse, ndryshe, Profesor Kodra do të konsiderohej si shitblerës profesionist i dekoratave, ku në këtë aktivitet tregëtar mund të përfshihen edhe udbashët e llojit të Sulejman Rexhepit.