Lulzim Basha dha një deklaratë për mediat para godinës së bashkisë Devoll e cila ka qënë në qëndër të vëmendjes për përplasjen mes ish kryetarit demokrat Nallbati dhe kryebashkiakut të ri Eduard Duro i cili përfaqëson PS.
Kreu i PD tha se pakica kriminale 6 % ka uzurpuar si hajdute godinën e bashkIsë së Devollit. Ai premtoi se shumë opozita do ta shporrë këtë pakicë kriminale nga Devolli dhe nga e gjithë Shqipëria.
Me pushtimin e bashkisë si hajdut, me pushtimin e pushtetit vendor si kriminel dhe me tentativën për t’i mbivendosur vullnetit të mbi 94% të qytetarëve të Devollit, vullnetin e kriminelëve dhe hajdutëve që mezi e nxorën 6% të votave në procesin e paligjshëm dhe antikushtetues të 30 qershorit. Edi Rama dhe sozitë e tij në hajdutëri dhe kriminalitet kanë shkruar fatin e tyre në Devoll dhe në mbarë vendin.Në hajdutëri dhe kriminalitet, kanë shkruar fatin e tyre në Devoll dhe në mbarë vebdin.Fati i tyre është fati që e pret çdo hajdut dhe çdo kriminel e nmë veçanti ata që marrin guximin të shkelin Kushtetutën dhe Ligjin e t’i mbivendosen vullnetit të qytetarëve.Sporrja me çdo kush me çdo mjet, me çdo formë.
Basha tha se zyra e bashkisë është marrë me dhunë, dhe kjo gjë është antikushtetuesë dhe kriminale. Kreu i PD dënoi edhe sjelljen sipas tij të policisë në këti ngjarje.
Kjo është dhunë antikushtetuese, është dhunë kriminale, është dhunë antiligjore.Kjo hajdutëri do të marrë të njëjtën përgjigje që merr hajduti që futet për të vjedhur natën në shtëpitë e qytetarëve.Shpreh keqardhjen time më të thellë për keqpërdorimin e efektivëve dhe uniformës së policisë.Nuk duhej të ishin në mbrojtje të hajdutit, duhej të ishin brenda, të arrestonin hajdutin.Sot nuk e bëjnë dot sepse kanë një tjetër hajdut mbi krye.Nesër i njëjti fat që e pret hajdutin e Bashkisë së Devollit, e pret edhe hajdutin e madh në Tiranë dhe të gjithë hajdutët e tjerë.