Kryeministri Edi Rama paralajmëron vendet e Bashkimit Europian se do të jetë e dëmshme për rajonin nëse nisin bisedimet e pranimit për Maqedoninë e Veriut para Shqipërisë.
Do të ishte shumë e dëmshme për rajonin dhe në të njëjtën kohë do të ishte e padrejtë. Po Maqedonia bëri progres dhe meriton të vlerësohet sepse e meriton por pyetja është: A na duhen konflikt për tu vlerësuar për atë që bën” u shpreh kryeministri nënjë intervistë ekskluzive për gazetarin e Euronews Jack Parrock nga rezidenca e tij verore në Dhërmi.
Të dy shtetet po presin që liderët e Bashkimit Europian të mbështesin kërkesën e komisionit Europian për të hapur bisedimet, por Franca, Holanda dhe Danimarka bëjnë rezistencë daj çdo lëvizje drejt zgjerimit të BE-së duke shtuar vende të reja.
“Ne jemi gati në bazë të asaj që KE ka thënë dhe rekomanduar por në të njëjtën kohë ne duhet të përballemi që gjithnjë e më shumë me faktin se vendimi i Këshillit të Europës nuk varet nga ajo çfarë bëjnë shtetet por nga dinamikat politike të brendshme të vendeve të ndryshme të BE” u shpreh Rama.