Vuajtjet e grave te dënuara dhe internuara ne diktature vijnë te rrëfyera nëpërmjet vete personazheve qe vuajtën egërsinë e regjimit, ne nje dokumentar.
Në kampin e Kosovës ne Elbasan, 400 gra punonin si per të shlyer dënimin e nje faji që s’e kishin bërë kurrë. Matilda Terpollari dhe Fjona Todri kane hulumtuar ne dosjet e grave te dënuara per te nxjerre ne drite histori rrëqethëse.
Qëllimi i këtij dokumentari eshte nevoja për ta pasqyruar sa me te gjalle atë periudhe të erret, sepse me kohen, dëshmitaret po shuhen njeri pas tjetrit.
Leke Tasi rrëfen për letërkëmbimet me te motrën dhe dhimbjen e pareshtur të saj.
E veçantë ishte se në kamp ishin 12 sovjetike, 2 jugosllave, 1 rumune te cilat vuajtën dënimin vetëm se ishin te huaja. Ky dokumentar u shfaq ne Belsh ne javen e kujtesës dhe ne ditën kundër sistemeve totalitare.