Temperatura të larta do të regjistrohen deri në fund të muajit gusht. I nxehti do të ndjehet më shumë në kryeqytet, por dhe në vende të tjera si Elbasan e Durrës, ku termometri pritet të shënojë 40 gradë Celsius.
Ndërkohë, mësohet se në bregdet dhe në zonat malore do të jetë më freskët, me temperaturat maksimale deri në 35 gradë.
Sipas parashikimeve të sinoptikanëve, motii nxehtë do të mund të zgjas dhe në javën e parë të muajit shtator, pasi mundësit për reshje janë të pakta.