Dy persona janë arrestuar në Prishtinë pasi që dyshohen se i kanë kërkuar një shumë parash një femre me qëllim të kryerjes së një shërbimi.
Policia e Kosovës njofton se dy të dyshuarit pas intervistimit janë dërguar në mbajtje.
” Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj K/Shqiptarë, pasi që të njëjtit ankueses femër K/Shqiptare ia kanë kërkuar dhe marrë një shumë parash me qëllim të kryerjes së një shërbimi. Me vendim të prokurorit dy të dyshuarit pas intervistimit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftim të policisë./Express/