Policia e Tiranës ka hartuar një plan masash të veçantë më rastin e vitit të ri shkollor, duke synuar garantimin e rendit e qetësisë publike dhe zhvillimin normal të mësimit.
Krahas planit prej pesë pikash, janë planifikuar masa shtesë për parandalimin e ngjarjeve dhe rritjen e sigurisë në shkollat e sistemit parauniversitar dhe 9-vjeçare.
Për ditën e parë të shkollës datë 14 shtator 2015, është hartuar një plan i posacëm masash, ku përveç strukturave të rendit dhe qarkullimit rrugor, janë ngarkuar me detyra specifike edhe strukturat Kundër Krimit të Organizuar dhe atyre Kundër Krimeve ndaj Personit, me qëllim ndjekjen në vazhdimësi të problemeve të kriminalitetit, krimeve ndaj personit, kundër drogës, kundër trafiqeve të paligjshme etj.
Drejtuesit dhe shërbimet e Policisë në përmbushje të detyrave dhe përgjegjësive ligjore, përgjatë vitit, do të rrisin më tej bashkëpunimin edhe me drejtuesit e stafin pedagogjik të shkollave, Drejtoritë Rajonale Arsimore të qytetit dhe qarkut Tiranë, duke patrulluar me shpesh pranë shkollave të mesme dhe 9 – vjeçare, si dhe në vendet e akomodimit të tyre, sipas juridiksionit që ato mbulojnë.
PLANI I MASAVE
Jane evidentuar të gjitha kategoritë e shkollave 9-vjeçare, te mesme, (publike e jopublike), vendodhjet e tyre si dhe vendet e akomodimit të nxënësve e strudentëve, që ka ne jiuridiksionin e tij secili Komisariat Policie;
Janë parashikuar takime të përbashkëta me drejtuesit e institucioneve arsimore publike dhe të pushtetit vendor për sherbimin e informacionit, përcaktimin e detyrave dhe masav të perbashkëta në funksion të rritjes së nivelit të sigurisë publike;
Shërbimet e Patarullave të Përgjithshme në bashkeëpumim me shërbimet e Forcës së Posacme “Shqiponja” dhe me strukturat e Komisariatit Rajonal të Policisë Rrugore do synojnë rritjen e sigurisë rrugore dhe parandalimin e aksidenteve pranë shkollave;
Kufizimin apo ndalimin e parkimit, qëndrimit dhe lëvizjes së automjeteve në segmentet rrugore të caktuara pranë shkollave si dhe do të merren të gjitha masat ndëshkuese për mjetet që parkohen pranë e në afërsi të shkollave;
Do të vlerësohen maksimalisht rastet e telefonatave kërcënuese, dhe do të kerkohet nga drejtuesit e shkollave një plan evakuimi për këto raste, por njëkohësisht do të qëndrojmë fortë dhe në rastet e njoftimeve të rreme;