Në tre çadrat e ndërtuara në stadiumin e qytetit të Durrësit nuk ka pasur gjatë natës së djeshme asnjë qytetar që të kalonte natën tek to.
Reshjet e shiut dhe ndryshimi i temperaturave si dhe rikthimi i qetësisë pas lëkundjeve të termetit, ka bërë që edhe ata banorë që fjetën dy netë jashtë, tashmë të kthehen tek banesat e tyre.
Gjatë natës së djeshme pranë cadrave kanë qëndruar vetëm dy punonjës të policisë bashkiake, ndërkohë që mbetet për tu parë nëse ato do të jenë të hapura edhe sot.
Cadrat u ngritën gjatë mbrëmjes së të shtunës nga strukturat e Ministrisë së Mbrojtjes menjëherë pas lëkundjeve të fuqishme të tërmetit, ku shumë persona nuk u rikthyen tek shtëpitë e tyer gjatës asaj mbrëmje dhe një ditë më pas.
Pavaresisht se stuhia dhe rebeshi nga shiu i madh, disa nga çadrat i ka demtuar, kjo nuk ka sjell asnje shqetesim shtese pasi ato janë bosh.