Ministri në detyrë I Punëve të Jashtëm dhe Europës, Gent Cakaj doli në një konference për shtyp me homologun austriak Schallenberg duke e falenderuar këtë vend për mbështetjen e pakushtëzuar që I ka dhënë për procesin e integrimit.
Cakaj shtoi se Austria ka qënë një nga vendet që ka mbështetur shumë Shqipërinë në rrugetimin e punëve që duheheshin bërë për hapjen e negociatave. Në këtë kuadër , Ministri Cakaj shtoi se Shqipëria I ka përmbushur detyrat e shtëpisë për hapjen e negociatave dhe e meriton krejtësisht të marrë një vendim pozitiv pas disa ditësh.
Ndrëkohe Schallenberg kërkoi që të hapet drita jeshille për negociatat me Shqipërinë ndonëse pranoi se në këto momente jemi para diskutimeve të vështira.
Kryediplomati austriak tha se vendi I tij do të japë 200 mijë euro edhe për dëmet nga termeti në vendin tonë.
Schallenberg tha gjithashtu se Shqipëria mund të mbështetet fort tek Austria edhe për kryesimin e OSBE në vitin 2020.