Alvin Berisha është liruar nga kampi famëkeq i Al Hol në Siri.
“La Republica” shkruan se 11 vjecari, I lindur në në Lecco të Italisë nga dy prindër shqiptarë është nxjerre nga kampi falë punës së organizatave humanitare “Kryqi i Kuq” “Gjysmëhëna e Kuqe”.
Bëhet fjalë për një operacion të madh ndërkombëtar, thonë mediat italiane, me përfshirjen edhe në autoriteteve italiane dhe qeverisë shqiptare.
Mengjesin e kësaj të enjte, Alvini është dërguar në kufirin mes Libanit dhe Sirisë. Ai pritet që të mbërrijë në kryeqytetin Beirut të Libanit për të marrë avionin drejt Romës.