Inspektorati Kombetar i Mbrojtjes se Territorit pas vleresimit si te pabanueshem per shkak te demtimeve nga termeti i 26 Nentorit, ka prishur 2 pallate pese katesh ne Thumane, nderkohe qe eshte duke u prishur nje i trete dhe pas tij do te prishet edhe nje tjeter.
Po ashtu grupet e ekspertimit jane duke bere vleresimet ne terren ne kete zone, rast pas rasti dhe ne momentin e vleresimit si te pabanueshem, atehere IKMT prish objektin.
Nje tjeter grup ekspertesh, eshte duke bere ekspertizen ne Durres ne objektet ku paraqitet rrezikshmeri me e larte dhe pastaj me rradhe sipas te dhenave paraprake.
Deri tani nuk mund te flitet per nje shifer te sakte objektesh qe duhet te prishen, por numri eshte i konsiderueshem, shton IKMT ne postimin e vet ne facebook.