Shqipëria do të marrë sot zyrtarisht presidencën e OSBE. Lajmin e bëri të ditur vetë kryeministri Rama në mbledhjen e jshtazakonshme të qeverisë për situatën pos-tërmet.
Ai tha pas marrjes së Presidencës do të fluturojë drejt Stambollit për të marrë pjesë në konferencën e donatorëve të organizuar nga presidenti turk Erdogan. Ku u shpreh besimplotë se do të marrë ndihmat e nevojshme.
“Shqipëria merr presidencën e OSBE dhe do të kem një ngarkesë plus për të drejtuar OSBE dhe duhet të shkoj sot në Bratislavë për të marrë detyrën. Dhe direkt nesër do të shkoj në Stamboll në takimin që ka organizuar presidenti me investitorë dhe biznesmenë. Besoj se do të kthehem me çadra me vete. Por duhet menaxhuar sa më mirë kjo logjistikë.”