Rama: “Porto Romano” do të kthehet në një park urban për qytetin e Durrësit

Kryeministri i vendit, Edi Rama me anë të një postimi në rrjetin social “Facebbok” shkruan se zona në Porto Romano që prej dekada të tëra është përdorur për hedhjen e plehrave do të kthehet në një park të madh urban të qytetit bregdetar.

Rama shton se ky projetk do të realizohet brenda 3 vitesh dhe se inertet Brenda perimetrit të emergjencës do të përdoren për shërimin e kodrave të sakatuara nga guroret e Krujës.

Postimi i plotë:

Inertet brenda perimetrit të emergjencës do të evakuohen në fushen e plehrave të Porto Romanos në Durrës dhe po ashtu do të përdoren për shërimin e kodrave të sakatuara nga guroret e Krujës🌲

Zona kanceroze e krijuar në dekada të tëra plehra hedhjesh në Porto Romano, do të kthehet në një park të madh urban të qytetit bregdetar🌊👫🌳🚶♀🏃🏻♀☀

PUNA KA NISUR PAPUSHIM dhe KY PROJEKT I PARASHIKUAR PËR 3 VJET DO TË REALIZOHET TANIMË PËR MAKSIMUMI 18 muaj😊

Leave a Reply