Ambasadori amerikan, Philip Kosnett ka takuar edhe liderin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti.
Ata kanë biseduar për krijimin e Qeverisë dhe Kurti ka qenë në takim edhe me zyrtarë të lartë të partisë së tij.Ndryshe, Kosnett ka takuar sot edhe zyrtarët më të lartë të Lidhjes Demokratike të Kosovës.
Lideri i LDK-së, Isa Mustafa i cili ka qenë i shoqëruar nga Vjosa Osmani, Agim Veliu dhe Avdullah Hoti me ambasadorin Kosnett kanë diskutuar për zhvillimet e fundit në vend.
Pas këtyre takimeve nuk ka pasur prononcim për media.