Ambasadorja amerikane, Yuri Kim zhvilloi një takim këtë të premte me ministren e Infrastrukturës, Belinda Balluku.
Temë kryesore e takimit ishin investimet e huaja dhe bashkëpunimi Shqipëri-SHBA në fushën e biznesit.
Duke theksuar se SHBA qëndron krah Shqipërisë, Yuri Kim nënvizoi se projektet e rëndësishme infrastrukturore mund të sjellin zhvillim dhe vende pune për shqiptarët dhe amerikanët.