Kryeministri Albin Kurti do të presë në takim diplomatët e huaj, njofton Zyra e tij.
Në Zyrën e Kryeministrit sot do të shkojnë disa prej përfaqësuesve të huaj.
Kurti e pret në takim ambasadorin e Britanisë së Madhe në Kosovë, Nicholas Abbott.
Kryeministri Albin Kurti pret në takim ambasadorin e OSBE-së në Kosovë, Jan Braathu.
Kreu i Qeverisë pret në takim shefen e zyrës së BE-së, në Kosovë, ambasadoren Nataliya Apostolova, më pas edhe ambasadorin e Hungarisë në Kosovë, László Márkusz.