Kryeministri Edi Rama zhvilloi dje në Mynih, Gjermani, një takim me Princin Faisal bin Farhan Al-Saud, Ministër i Jashtëm i Arabisë Saudite, me të cilin bisedoi për Rindërtimin dhe Konferencën e Donatorëve, e cila do të mbahet ditën e hënë në Bruksel. Më herët në Mynih, Kryeministri Edi Rama zhvilloi takim edhe me kryeministrin kanadez, Justin Trudeau, me të cilin bisedoi për Rindërtimin dhe Konferencën e Donatorëve, ku Kanadaja ka treguar gatishmërinë për të qenë pjesë, si edhe marrëdhëniet dypalëshe mes dy vendeve.
Gjatë takimit Rama u shpreh se “jam shumë mirënjohës dhe e vlerësoj shumë takimin me Ju në çdo rast. Ju e dini që keni një ndikim shumë të madh tek shumë nga homologët tuaj. Në të njëjtën kohë e dini që jeni edhe kryeministër i shumë shqiptarëve që jetojnë në Kanada, punojnë shumë dhe kontribuojnë për vendin tuaj, por gjithashtu marrin shumë njohuri dhe të mira nga vendi juaj për familjet e tyre”. Kryeministri Edi Rama u takua në Mynih, edhe me Kryeministrin e Kuvajtit, Sabah Al Khalid Al Sabah.